Donnarumma i hap telashe Milanit, nuk pranon rinovimin
Milani nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionatin italian të futbollit, e sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e sotme kuqezinjtë kanë marrë një tjetër lajmë zhgënjyes.

Sipas raportimeve të medieve italiane, thuhet se Gianluigi Donnarumma ka refuzuar rinovimin e kontratës. Drejtuesit nga “San Siro” kanë kërkuar ta shtyjnë edhe me dy vite të tjera kontratën aktuale të portierit, por ky i fundit së bashku me menaxher Mino Raiola nuk kanë qenë dakord.

Kontrata aktuale e Donnarummas është e vlefshme deri në vitin 2021, me italianin që përfiton plot 6 milionë euro në sezon. Qëllimi i drejtuesve të Milanit ka qenë që të shtyjnë akoma më shumë bashkëpunimin me portierin, por me të njëjtën pagë, gjë që nuk është pranuar nga gardiani 20-vjeçar.
Shtuar më 02/10/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori