Donnarumma një hap larg Liverpool-it, problem mbetet çmimi
Pëlqej
E ardhmja e portierit të talentuar, Gianluigi Donnarumma tek Milani është vënë në pikpyetje!

“Lumi” i vërshëllimave të tifozëve të Milanit, kur stadiumit lexoi emrin e Gianluigi Donnarumma përpara sfidës me Fiorentinën dëshmojnë se portieri me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e Milanit.

Për Donnarumma janë të interesuar shumë klube, por pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e portierit duket së është Liverpool.
Në mediat italiane dhe ato angleze po flitet për disa takime që klubi i Liverpool ka bërë me Milanin për sa i përket Gianluigi Donnarumma.

Milani, siç ka bërë me dije edhe më parë, pret një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe është pikërisht kjo pika ku dy klubet nuk bien dakort.

Liverpool nuk ka në plan të paguaj aq para për të marrë portierin por as Milani duket se nuk lëshon pe, bisedimet vazhdojnë dhe na duhet të presim merkaton e verës për të mësuar se çdo të ndodhi me portierin Gianluigi Donnarumma. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori