Donnarumma rrezikon seriozisht largimin nëse Milan nuk arrin Championsin
Gjatë dy sezoneve të para tek Milani, Xhanluixhi Donaruma e ka treguar veten se ka qenë një faktor përcaktues për fatin e Milanit.

Edhe këtë verë, paraqitjet e tij të mira bënë që shumë klube europiane ta kërkonin, dhe 18-vjeçari ishte me një këmbë jashtë shtëpisë së djallit, por përpjekjet e klubit bënë që ai të vazhdojë aventurën me kuq e zinjtë.

Por ndryshe paraqiten gjërat për merkaton e ardhshme. Nëse Milani mbetet jashtë Ligës së Kampioneve, fati i Donarumës mund të jetë larg Milanelos. PSG është gati të paguajë klauzolën prej 75 milionë eurosh, dhe ta marrë gardianin e portës. /albeu.com /
Shtuar më 15/10/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori