Donnarumma ul marshet e PSG-së: Jam i qetë dhe i lumtur
Pëlqej
Gianluigi Donnarumma nuk dëshiron t'ia dijë për spekullime teksa thekson se është i lumtur tek Milani pavarësisht thashethemeve për largimin e tij nga kuqezinjtë. PSG është kandidat potencial për shërbimet e tij teksa po punojnë të dyja palët Riola dhe PSG.

“Jam i qet dhe i lumtur, vazhdoj përpara me qetësi”, ka thënë Donnarumma për Sky.

“Jemi një grup i mirë, festimet të dielën janë provë. Morëm një rezultat që e dëshiruam dhe që na lejoi të harrojmë të enjten ndaj Arsenalit”.

“Liga e Kampionëve? Është një garë e mirë, besojmë te ajo. Kemi detyrë të besojmë dhe do të provojmë deri në fund”.

“Jam i lumtur për Andre Silvan, e ka kërkuar golin për një kohë të gjatë. Ishin tri pikë vendimtare”.

“Është një fitore që na jep vetëbesim të madh para rrugëtimit në Londër. Po shkojmë atje pa humbje”, ka shtuar Donnarumman./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori