Gianluigi
Donnarumma thuhet se ka vendosur të largohet nga Milano këtë verë dhe të nënshkruajë me Paris Saint-Germain.
Sipas Quotidiano Sportivo,
Donnarumma ka pranuar sfidën për t'u bërë gardiani i portës së PSG-së duke lënë në stol Alphonse Areola dhe Kevin Trapp pasi kanë dështuar tek klubi francez.
Gjigantët francezë kishin identifikuar Alisson të Romës dhe Jan Oblak të Atletico Madridit si objektivat e tyre, por tani synojnë portierin e Milanit.
Për më tepër,
bisedimet do të
hapen tashmë midis agjentit të tij Mino
Raiola dhe PSG.
E ardhmja e
Donnarumma ka qenë subjekt i shqyrtimit intensiv, duke filluar me vendimin e tij për të mos nënshkruar një kontratë profesionale me Milanin verën e kaluar.
Megjithatë, u raportua më pas në dhjetor se
Raiola ishte i pakënaqur me marrëveshjen e re. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018,
ora 17:15