Dopieta e Ramës i jep fitoren Munchen 1860 (VIDEO)
Valdet Rama i ka dhuruar një fitore në miqësoren e radhës ekipit të tij, Munchen 1860 në ndeshjen e luajtur ndaj Sv Groding. Me futjen e mesfushorit shqiptar në lojë, gjërat do të ndryshonin për mirë pasi deri në ato momente skuadra gjermane ishte në disavantazhin e 1 goli.

Me golat në minutën e 61 dhe 87, Rama ktheu ndeshjen, e cila tashmë është një pikë shprese për klubin nga Gjermania.

Të martën skuadra nis pjesën e dytë të fazës përgatitore, pasi do të udhëtojë drejt Marbellës së Spanjës për të vazhduar aty përgatitjet. /albeu.com/



Shtuar më 17/01/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori