Dopietë e Neymar, Barça mposht Bilbaon (VIDEO)
Pëlqej
Fitore e vuajtur për Barcelonën në "Camp Nou". Në ndeshjen e javës së tretë të La Ligas katalanasit mundën me shumë vështirësi Athletic Bilbaon falë një dopieteNeymar në minutën e 79 dhe 84 të takimit, i dyti pas asistit të Lionel Messit.

Pavarësisht dominimit për 90 minuta djemtë e Luis Enriques e patën shumë të vështirë të gjenin rrugën e rrjetës përballë një mbrojtje shumë të fortë dhe duhet të vinin minutat e fundit të takimit që Barça të gjente dy herë golin, ndërkohë që më parë iu anullua një gol i rregullt talentit Munir.

Pas 3 javësh kampionat Blaugranat janë në krye me 9 pikë të plota, ndërsa Bilbao mbetet në kuotën e 3 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori