Dopietë e Red Bull në Japoni
Mark Webber
Përfundon çmimi i madh i Japonisë, i zhvilluar sot në orën 08:00. Kjo garë ka qënë vetëm një monolog i dy makinave Red Bull të cilat e kanë nisur garën në vëndin e parë dhe të dytë dhe në ntë njëjtat vënde e kanë përfunduar. I pari që ka prerë vijën e finishit ka qënë Sebastian Vettel, pas tij është renditur shoku i tij i skuadrës Webber. Vetëm i treti ferraristi, Fernando Alonso i cili nuk ka mundur të bëjë më shumë duke qënë i pafuqishëm përballë forcës së Red Bull. Vendi i katërt dhe i pestë i kanë takuar McLarenit, përkatësisht Button dhe Hamilton. Në vendin e gjashtë ka dalë 7 herë kampioni I botës Michael Schumacher. Felippe Massa e ka përfunduar garën që në kthesën e parë të saj pas një aksidenti me Liuzzin. Protagonis ka qënë edhe piloti vendas, Kobayashi i cili ka qënë i vetmi që ka dhuruar emocione me parakalimet e tij spektakolare, duke e përfunduar garën në vendin e shtatë.

Pas kësaj fitoreje Vettel ngjitet në vendin e tretë me 206 pikë pas Alonsos që është i dyti po me 206 pikë dhe Webber në vendin e parë me 220 pikë. Gara e rradhës do të zhillohet në Kore më 24 Tetor.(albeu.com)
Shtuar më 10/10/2010, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori