Dorëhiqet Sejdini: Dinamon "e mori lumi"
Midis shumë problemeve, dinamovitët tashmë janë edhe pa trajnerin e tyre Faruk Sejdini. Skuadrën e drejton Artan Mërgjyshi.

Pavarësisht se nuk është bërë zyrtare, trajneri Faruk Sejdini mund të quhet edhe i vetëlarguar nga skuadra e Dinamos, pasi ai e ka tepër të vështirë të rikthehet në radhët e bluve, jo vetëm për shkak të problemeve të hasura në kompleks, ku blutë ndërrohen mes shiut, por edhe për shumë peripeci të tjera. Tashmë Xhaxhi është disi i irrituar edhe me skuadrën e tij.

Këta të fundit nuk janë përgjigjur sicc duhet në ndeshjen përballë Kamzës. Duke mos i hequr meritat kundërshtarit, dinamovitët kanë qenë disi të përgjumur në fushë. Ata që e njohin mirë sedrën sportive të Faruk Sejdinit mund ta kenë kuptuar që Xhaxhi nuk rikthehet dhe, nëse një ditë do ta drejtojë sërish Dinamon, e bën vetëm për dashurinë që ka për ngjyrat blu. Gjithsesi, largimi i tij nuk është një lajm i mirë për Dinamon. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori