Dorëzohet Guardiola, uron Realin për fitoren e titullit
Tekniku i Barcelonës ka përgëzuar Realin e Madridit për fitoren e ndeshjes e së shtunës duke hequr dorë nga kampionati i cili sipas tij tashmë ishte në duart e skuadres kundërshtare.

"Dua të përgëzoj Realin e Madridit për fitoren e ndeshjes dhe fitoren e kampionatit. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë dhe krijuam raste, por kemi luajtur shumë ndeshje që nga muaji gusht dhe duke marrë parasysh kundërshtarin që kishim përballë këto humbje mund të ndodhin" u shpreh Guardiola pas ndeshjes. Tashmë katalanasit renditen 7 pikë pas rivalëve kur duhen vetëm katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

“Mbase gabova me formacionin, mbase duhej të kisha aktivizuar Cesc Fabregas… Kam humbur ndeshjen dhe çfarëdo që të them nuk do kem të drejtë, por them që Tello bëri një ndeshje fantastike në sulm dhe në mbrojtje”, shtoi tekniku i katalanasve. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2012, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori