Dorëzohet Neymar: Dua të bëhem më i miri në planët, por Messi është para meje
Neymar po tentn të bëhet futbollisti më i mirë në botë por ka pranuar se Lionel Messi është para tij.

"Nuk e kam fiksim të jem më i miri në botë, por natyrisht kjo është një ëndërr e imja. Jo vetëm e mija, por e çdo futbollisti. Mirëpo, nuk e kam fiksim, është vetëm pasojë e punës time të përditshme", ka thënë Neymari.

"Mendoj se Messi është përpara meje. Mendoj se sot, mënyra se si ai luan është ndryshe. Ai është Messi".

Sulmuesi brazilian u kthye në fushën e futbollit fundjavën e kaluar për herë të parë pas tre muajsh, për shkak të një lëndimi të këmbës.

Tani që sezoni i klubeve është afër fundit, ai e ka kthyer vëmendjen te Kupa e Amerikës, ku do ta përfaqësojë Brazilin.
Shtuar më 26/04/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori