Dorëzohet Raul: Me Bilbaon, ndeshja e fundit në Europë
Raul Gonzales
Raul Gonzalez është shndërruar shumë shpejt në liderin e klubit gjermanSchalke 04, por edhe pse në Spanjë ka qenë gjithmonë një rival i Athletic Bilbaos, dje sulmuesi 34- vjeçar është pritur me ovacione nga populli bask. Bomberi spanjoll është rikthyer në vendlindje për të luajtur çerekfinalen e kthimit me baskët, një ndeshje që do të vlejë më shumë për statistikë, duke parë që takimi i parë në “Gelsenkirschen” përfundoi në shifrat 4-2 për skuadrën e Marcelo Bielsas.

Schalke dhe Raul vijnë të dorëzuar në stadiumin “San Mames”, sepse për të ëndërruar një kualifikim formacioni gjerman duhet të fitojë minimalisht me 3 gola diferencë. Por, duke e parë sezonin e baskëve në Ligën e Evropës, edhe rekordmeni i golave në kupat e Evropës nuk beson te mrekullia. “Rikthimi im në Spanjë nuk prisja të ishte kaq euforik, mbi të gjitha në ‘San Mames’. Por mesa duket këtu paskam ende shumë admirues dhe i falënderoj të gjithë ata që më pritën me kaq eufori, një gëzim që nuk e di sesi mund t’ua shpërblej", u shpreh Raul.

Më pas kampioni spanjoll është ngacmuar nga gazetarët spanjollë edhe në lidhje me të ardhmen e tij. – "Nuk e di nëse do vazhdoj të qëndroj te Shalke edhe në sezonin tjetër. E ardhmja ime është diçka që fillimisht duhet ta vendos me familjen, ndonëse jam i përqendruar në maksimum për të blinduar vendin e tretë në kampionat për Shalken. Një e ardhme në Spanjë? Pse jo, por mund të mbetem sërish në Bundesligë, por më shumë më vjen keq që kjo do jetë ndeshja ime e fundit në Evropë për sivjet”, përfundoi deklaratën e tij Raul Gonzalez. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori