Dorëzohet Tare, nuk mundi ta mbajë lojtarin
Igli Tare njoftoi dështimin e bisedimeve për rinovimin me qendërmbrojtësin holandez, Stephan De Vrij, ndërsa theksoi se këto janë muajt e fundit të tij me Lazion.

“Dua të njoftoj se ne e kemi tërhequr pas propozimin tonë për rinovim me De Vrij, duke u larguar nga tryeza e bisedimeve. Pritëm shumë në një përgjigje nga ana e tij dhe tani vendosëm të tërhiqemi. Falënderojmë De Vrij për atë që ka dhënë për Lazion deri tani dhe për atë që do të japë deri në fund të sezonit, sepse më pas rrugët tona do të ndahen”, u shpreh Igli Tare.

Mediat italiane flasin për një marrëveshje paraprake mes De Vrij dhe Interit, për një kontratë 5-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon./albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori