Dortmud u mposht nga Schalke, talenti Sancho goditet me çakmak
Jadon Sanco u godit nga një çakmak, i cila u gjuajt nga tribunat e stadiumit ku u zhvillua ndeshjes mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes, të cilën Dortmundi e humbi me rezultat 4:2 të shtunën.

Ylli i talentuar anglez u godit me një objekt përderisa ishte duke e festuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 13-të, të cilën e kishte asistuar vetë ai, ndërsa e kishte shënuar Mario Gotze.
Pasi shkrepësja e goditi atë në kokë, anglezit iu nevojit trajtimi mjekësor, të cilin e mori anash fushës. Pas këtij trajtimi, ai e vazhdoi ndeshjen.

Anësori Sancho ka qenë shumë mbresëlënës këtë sezon në Bundesligë me Dortmundin. Ai e kryeson listën me asistuesit më të mirë në këtë ligë dhe asisti kundër Schalkes ishte 14-i i tij për këtë sezon.
Ish-lojtari i Manchester Cityt i ka shënuar 11 gola këtë sezon, si dhe ka debutuar për ekipin kombëtar të Anglisë.

Tri pikët e humbura sot mund të jenë vendimtare në garën për titull, pasi që tani Dortmundi është një pikë larg Bayernit në tabelën e Bundesligës. Bayerni i ka edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa Dortmundi edhe tri. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2019, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori