Dortmund, Aubameyang debuton me gol (VIDEO)
Borussia Dortmund mposhti 1-4 turqit e Bursaspor në miqësoren e zhvilluar dje në Bursa Ataturk Stadium. Trajneri Jurgen Klopp hodhi në fushë edhe dy blerjet më të reja Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang. Dhe ish sulmuesi i Saint Etienne ia shpërbleu duke shënuar golin e parë me nënkampionët e Europës dhe Gjermanisë.

Të njëjtën gjë bëri edhe në ndeshjen e mëparshme ish lojtari i Shakhtar Donetsk, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

Golat për Dortmund u shënuan nga: Robert Lewandowski, Marco Reus dhe Pierre-Emerick Aubameyang. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2013, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori