Dortmund-Bayern, të shtunën luhet sezoni në Gjermani
Emocionet ën Bundesligë këtë të shtunë arrijnë kulmin pasi do të luhet klasikja e futbollit mes Borussias së Dortmundit dhe Bayern Munich.

Në Signal Iduna Park do të luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit, nga ku do të varet edhe kampioni për këtë sezon në Gjermani .

Diferenca në klasifikimin e Bundesligës mes verdhezinjëve dhe baverezëve është ngushtuar në vetëm 5 pikë pas humbjes së Bayernit ndaj Mainzit.

Një fitore e Dortmundit të Tuchel të shtunën do ta çonte në vetëm -2 distancën mes tyre, dhe nëse kjo ndodh në javët e mbetura do të kishim një kampionat me të vërtetë të çmendur dhe të mbushur me emocione dhe spektakël.

Portali "Albeu: Ju sjell edhe të gjithë kalendarin e të dyja skuadrave:

Bayern (vendi 1, 62 pikë, 59:13 golat):

25. java: Dortmund (A)
26 java: Bremen (H)
27 java: Köln (A)
28 java: Frankfurt (H)
29 java: Stuttgart (A)
30 java: Schalke (H)
31 java: Berlin (A)
32 java: Gladbach (H)
33 java: Ingolstadt (A)
34- java: Hannover (H)

Borussia Dortmund (vendi i 2-të, 57 pikë, 59:25 golat):

25. java: Bayern (H)
26 java: Mainz (H)
27 java: Augsburg (A)
28 java: Bremen (H)
29 java: Schalke (A)
30 java: Hamburg (H)
31 java: Stuttgart (A)
32 java: Wolfsburg (H)
33 java: Frankfurt (A)
34- java: Këln (H)
Shtuar më 03/03/2016, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori