Dortmund befasohet në "Signal Iduna Park" nga Leipzig (VIDEO)

Borussia Dortmund është befasuar brenda në shtëpi nga modestët e Leipzigut duke humbur me shifrat 2-3 nga miqtë.

Të parët në avantazh kalonte Dortmundfillim të ndeshjes me Aubameynag 4' , por miqtë e mbyllin pjesën e parë në përmbysje me rezultatin 1-2, shkruan Albeu.com.

Leipzigfillim të pjesës së dytë trefishon shifrat duke i çuar në 1-3.

Rezultati ngushtohet në minutën e 64' ku gabonezi Aubameyang shënon golin e tij të dytë personal.

Në këtë ndeshje janë marrë dy kartona të kuq: Sokratis 47' dhe Isanker 56'.

Me këtë humbje Dortmund renditet në vendin e parë me 19 pikë, 2 më shumë se Bayern, ndërsa Leipzig në vendin e tretë me 16 pikë. /albeu.com
Shtuar më 14/10/2017, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori