Dortmund fiton në frymën e fundit përballë Wolfsburg (VIDEO)
Borusia Dortmund ka marë një fitore mjaft të vështirë por dhe shumë të vyer përballë Wolfsburg.

Për gjatëë 90 minuta asnjë nga skuadrat nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë edhe pse mundësitë u krijuan.

E teksa arbitri akordojë 4 minuta shtesë të gjithë menduan se skuadrat do ndaheshin me nga një pikë por nuk kishte menduar kështu sulmuesi që po i mahnit të gjithë këtë sezon në Bundesligë pas trasferimit nga Barcelona ku u vlerësua si i parëndësishëm.

Një goditje dënimi pranë vijës së 16 metrave meret përsipër pikërisht nga Paco Alcacer i cili lëshon një silurë drejt portës ku portieri edhe pse arriti ta prekte topin nuk e devojoi mjaftueshëm për shkak edhe të forcës me të cilën topi shkoi drejt tijë.

Wolfsburg minutat e mbetura u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit por u kapën në kundërsulm me yllin Sancho i cili me një sprint të jashtzakonshëm futet në zonën kundërhstare gjen të lirë Paco Alcacer i cili shënon golin e dytë e personal po ashtu edhe golin e dytë për skuadrën.

Një 3 pikësh mjaft i rëndësishëm ky pasi rivalët kryesor u ndalën në barazim duke u shkëputur 2 pikë nga vendi i dytë. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori