Dortmund gjen zëvendësuesin e Pulisic
Në fillim të këtij muaj, Dortmundi shiti Christian Pulisic tek Chelsea për shumën e 64 milionë euro. Por, 50 milionë euro prej këtyre parave do të shkojnë menjëherë për Wilfried Zaha, lojtarin e Crystal Palace.

Ai ka lujatur më përpara me Manchester United, por nuk arriti dot të bind aty dhe shkoj sërish tek Crystal Palce, ku po kalon një periudhë të shkëlqyer, që i ka tërhequr vëmendjen shumë ekipeve elitare.

Sulmuesi 26-vjeçar, përbën një objektiv primar për Dortmundin, që nëse nuk do të arrihet tani do të tentohet sërish në verë. Sipas asaj që raporton “Bild”, nëse nuk do të arrihet sulmuesi i Premier Ligës, do të tentohet vëllai i Eden Hazard, Thorgan, i cili luan me Monchengladbach. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori