Borussia
Dortmund nuk ka arritur të mposht skuadrën e
Mainz 05 në kuadër të xhiros së 16-të të Bundesligës.
Borussia
Dortmund nuk mundi të mposht
Mainz 05, ata arritën vetëm një
barazim, duke lëshuar një mundësi të artë të ngjiten dhe ti afrohen kreut të tabelës veçanërisht pas humbjes së Bayer Leverkusen ndaj Union Berlin.
Dortmund e nisi mirë ndeshjen, ku Erling Haaland shënoi në
minutën e 2′ por që goli u anulua nga sistemi VAR.
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, ishte
Mainz që rrezikuan dhe dolën në epërsi përmes Oztunali në
minutën 57′ të ndeshjes.
Thomas Meuner i barazoi shifrat në 1-1 në
minutën e 73′. Pastaj, u akordua penalti në favor të
Dortmund, por ishte Marco Reus i cili ja huqi dhe nuk mundi të konkretizojë penaltinë në
minutën e 76′.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, tani Dormund qëndron në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa
Mainz 05 në vendin e 17-të me shtatë pikë total.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 17:29