Dortmund në alarm, Pulisic humbet sfidën ndaj Bayern Munich
Borussia Dortmund duhet të bëjë llogaritë pa Christian Pulisic në 3-4 javët e ardhshme. Lojtari u dëmtua me kombëtaren, në ndeshjen që SHBA-të luajtën ndaj Kilit dhe ishte Pulisic ai që shënoi gol fillimisht për të tijtë dhe më pas u dëmtua.

20-vjeçari ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe “ESPN” bëri me dije se mesfushori me tipare sulmuese duhet të qëndrojë të paktën një muaj pushim si pasojë e dëmtimit.
Trajneri Lucien Favre konfirmoi se Pulisic nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Wolfsburg, këtë të shtunë. Gjithsesi trajneri duhet t’i bëjë llogaritë pa të edhe për sfidën ndaj Bayern Munich më 6 prill, po ashtu edhe për atë ndaj Mainz dhe Freiburg.

Rikthimi i tij mund të jetë në fund të muajit, për sfidënDortmund do të presë në shtëpi Schalke 04. Kujtojmë që Pulisic është lojtari i Chelsea i lënë në huazim te skuadra gjermane, pasi klubi londinez e bleu në janar për 67 milionë euro.
Shtuar më 29/03/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori