Dortmund në Hannover humb ndeshjen dhe kreun
Pëlqej
Borusia Dortmund vijon ecurinë negative në Bundesligë, teksa ka çuar në 3 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore. ‘Të verdhët’ janë mposhtur me rezultatin 4-2, nga Hannoveri, në një takim ku luajtën për më tepër se 30 minuta, me një futbollist më pak.

Me këtë humbje, Dortmund vijon të mbetet në vendin e parë, me 20 pikë, po aq sa ka edhe Bayern Mynih dhe 1 më shumë se Leipzig, por këto të dyja përballen me njëra tjetrën në orën 18:30 dhe çdo rezultat, e sposton Borusian nga kreu.

Bayer Leverkusen mposhti 2-1 Kolnin, ndërsa Hertha e Berlinit fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Hamburgut të Mërgim Mavrajt. Schalke 04 nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Volfsburgut, ndërsa Borusia Monchengladbah fitoi 1-3, në transfertën ndaj Hoffenhaimit. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori