Dortmund nuk heq dorë nga titulli, "poker" Freiburgut të Abrashit (VIDEO)
Borusia Dortmund fitoi 4-0 në transfertë ndaj Freiburgut duke moi iu ndarë luftës Bayernit në luftën për titullin kampion.

Ishte një ndeshje spektakolare nga pretendentët për titullin kampion në Bundesligë, të cilët shënuan me Sancho, Reus, Gëce dhe Alcacer, ky i fundit me penallti.

Borusia Dortmund nuk i ndahet Bajernit në garën e titullit, duke i qëndruar 1 pikë prapa. Bavarezët kanë 70 pikë, kurse Borusia 69. Lufta në distancë vazhdon prej kohësh, duke e bërë edhe më të bukur kampionatin.

Freiburgu i Abrashit ndërkohë mban vendin e 13-të, me 32 pikë. Ekipi i futbollistit kuqezi ka pësuar humbjen e tretë radhazi, por nuk është i rrezikuar për rënien nga kategoria.
Shtuar më 21/04/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori