Dortmund nuk merr më shumë se një pikë përballë Frankfurt (VIDEO)



Borussia e Dortmundit ndalet sërish, teksa nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndonëse arriti të kalojë dy herë në avantazh.

Aksel Witsel kaloi në avantazh verdhezinjtë në minutën e 11’, pasi mori një asist nga Thorgen Hazard, por Eintracht riktheu baraspeshën pak para fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit portugez Andres Silva.

Talenti Jadon Sanchez shënoiminutën e 66’ golin e dytë për skuadrën e Borussias së Dortmundit, por mesfushori Delaney shënoi një autogol të pafat në portën e tij dhe bëri që sfida në mbyllej në barazim 2-2.
Shtuar më 22/09/2019, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori