Dortmund prezanton javën e ardhshme dy super blerjet
Borusia e Dortmundit nuk mund të presë të hapet zyrtarisht merkatoja, por starton që tani me blerjet.

Kristian Pulisiç do të largohet këtë verë dhe pritet të lërë një boshllëk në ofensivën e verdhezinjve. Thorgan Hazard do të jetë ylli, që do të zëvendësojë amerikanin. Borusisa e Dortmundit ka arritur marrëveshjen me Monchengladbach për transferimit e 26-vjeçarit.

Shifra e transferimit të tij arrin 30 milionë eurot. Një blerje mjaft e lirë duke parë aftësitë e sulmuesit belg, që regjistron 10 gola dhe 10 asiste në Bundesligë këtë sezon.

Niko Shulc është përforcimi i dytë për Borusian e Dortmundit. 26-vjeçari është blerë nga skuadra e Hofenheimit për shifrën e 25 milionë eurove. Shulc është një mbrojtës me karakteristika tepër ofensive dhe shumë i shpejtë. Ai përfaqëson edhe ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Shulc ka zhvilluar 28 ndeshje me Hofenheimin këtë sezon dhe regjstron 1 gol dhe 5 asiste. Të dy lojtarët do të prezantohen në "Signal Iduna Parc" gjatë javës së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori