Dortmund ruan diferencën me Bayern (VIDEO)
Skuadra e Bayern Munchen vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive në kampionatin gjerman duke shkatërruar Hertën e Berlinit në rezultatin 6-0 edhe pse në transfertë. Tre prej këtyre golave u shënuan me 11-metërsha, 2 nga Robben dhe një nga Gomez, ndërkohë holandezi shënoi një tjetër gol me aksion, për t’i lënë gjithashtu radhën Tomas Mylerit dhe Toni Krosit për të shënuar golat e tyre.

Ndërsa fitore ka regjistruar edhe kryesuesja e Borussia Dortmund e cila mundi Werder Bremen me rezultatin 1-0, nga një gol i shënuar nga Kagaëa ndërsa diferenca mes tyre shkon në 5 pikë. Në ndeshjet e tjera Mynshengladbahu mundi 1-2 Leverkusenin, Fraiburgu 1-3 Hamburgun, Volfsburgu 1-3 Nyrenbergun dhe Augsburgu fitoi 2-1 me Mainzin. /albeu.com/


Hertha BSC-Bayern Munich

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=e9QyUHyGYdewzh24" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />http://videa.hu/flvplayer.swf?v=e9QyUHyGYdewzh24" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />


Borussia Dortmund-Werder Bremen

Shtuar më 18/03/2012, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori