Dortmund shkatërron Frankfurtin (VIDEO)
Dortmundi ka arritur ta shkatërrojë ekipin e Frankfurtit me rezultatin 4:1.

Ekipi i Dortmund ka zhvilluar ndeshje tepër të mira këtë edicion.

Në këtë ndeshje, nuk ishte Januzaj, i cili për fat të keq as nuk po aktivizohet në ekip.

Ndeshja e sotme nisi me disavantazh për Dortmund, teksa Alexander Meier shënoi në minutën e gjashtë për mysafirët.

Franfkurt mbeti edhe me 10 lojtarë dhe kjo duket se bëri që Dortmund të mos ndalej.

Golat për Dortmund u shënuan nga ana e Henrik Mkhitaryan, Pierre-Emerick Aubameyan, Mats Hummels dhe Adrian Ramos.

Pas fitores, Dortmund i afrohet me pesë pikë Bayernit të vendit të parë pas 16 ndeshjeve të zhvilluara. /Albeu.com/
Shtuar më 13/12/2015, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori