Dortmund u tall me Neymar në humbjen e PSG, braziliani i kundërpërgjigjet (FOTO LAJM)
Borussia Dortmund ka vazhduar me tallje ndaj Neymar, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe braziliani u është kundërpërgjigjur.
Paris Saint-Germain u mposht 3-2 nga Lorienti në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1, derisa Yoane Wissa ka humbuar parisienët me
festimin e famshëm të Erling Haalandit.
Pasi morën një fitore të madhe, Lorient e përshkroi si një triumf magjik, me lojtarët në
foto duke festuar.
Borussia Dortmundi ka
reaguar me një cicërim qesharake: “Çfarë shkon përreth…”.
Por, Neymari ka
reaguar shpejtë në postimin e Dortmundit, duke i thënë: “A ju kujtohet”.
Ky ishte një reagim nga takimi i dytë kur PSG e kishte eliminuar skuadrën gjermane nga Liga e Kampionëve dhe e kishin thumbuar Haalandin me
festimin e tij.
Shtuar më 01/02/2021,
ora 16:59