Dortmund vendos çmimin e duhur për sulmuesin Aubameyang
60 milionë euro, është çmimi sipas “Bild” që kërkon Borussia Dortmundi për shërbimet e Aubameyang.

E ardhmja e Pierre Emerick Aubameyang duket se është larg BorusiasDortmundit.

E përditshmja gjermane "Bild" flet për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Gaboni, që në muajin janar dhe kjo për shkak të tensioneve të shfaqura së fundmi në raportet mes futbollistit dhe klubit verdhezi.

Drejtuesit e Borussia Dortmund përpara disa ditësh vendosën të pezullojnë Aubameyang për shkak të vonesave të tij të njëpasnjëshme në seancat stërvitore.

Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Aubameyang, i cili e ka konsideruar atë të papranueshem, duke kërkuar edhe largimin nga verdhezinjtë.

Kjo situatë e re e krijuar në ambientet e BorusiasDortmundit, ka shtyrë drejtuesit e kësaj të fundit të vendosin edhe një çmim për kartonin e Aubameyang, që kap vlerën e 60 milionë eurove.

Tani pritet vetëm reagimi nga klubet e interesuara për shërbimin e sulmuesit nga Gaboni, mes të cilave deri përpara disa javësh ishte edhe Reali i Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori