Dortmund zbulon se çfarë u vendos nga takimi i mbrëmshëm për Dembelen
Pëlqej
Borussia Dortmund ka pezulluar Ousmane Dembele "deri në njoftimin tjetër".

Vendimi u mor pas një takimi mbrëmë mes menaxherit Peter Bosz, shefit ekzekutiv Hans-Joachim Watzke dhe drejtorit sportiv Michael Zorc. Dembele pritet të stërvitet me ta, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës përgatitet për ndeshjen e parë të Bundesligës të sezonit kundër Wolfsburgut të shtunën e ardhshme, përcjell Albeu.com.

Dortmund kundërshtoi një ofertë prej 100 milion euro nga Barcelona për Dembelen të enjten. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori