Dortmund zyrtarizon transferin e tretë brenda dy ditësh
Borusia Dortmund e ka filluar mjaftë mirë afatin kalimtar të verës.

Skuadra që përfundoi në vendin e dytë në Bundesligë ka zyrtarizuar transferin e tretë në dy ditët e fundit.

Ata kanë njoftuar se kanë nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen, Julian Brandt, shkruan Indeksonline.

Kjo lëvizje i ka kushtuar Dortmundit 25 milionë euro dhe Brandt ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.

Dje skuadra nënshkroi me Nico Schulz derisa gjatë ditës së sotme siguroi shërbimet e Thorgan Hazard.
Shtuar më 22/05/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori