Dortmundi e nis me ‘poker’ ndaj Leipzigut, Mainzi fiton me Stuttgartin
Borussia e Dortmundit i bën nisjen e duhur sezonit në Bundesligë. Verdhezinjtë fituan 4-1 në “Signal Iduna Park” ndaj Leipzigut, një kundërshtar i fortë që ka rivalizuar këto vitet e fundit për vendet më të larta në renditje.

Formacioni i Peter Stoger në fakt e nisi shumë keq takimin, pasi në sekondat e fundit të minutës së parë u ndëshkua me golin e Agustin pas një pasigurie në mbrojtje.

Kundërpërgjigjja e verdhezinjve erdhi në minutën e 21-të me Dahoud, që u shërbye nga Schmelzer.

Sabitzer devijoi në portën e tij në minutën e 40-të, duke i dhënë epërsinë 2-1 Dortmundit, ndërsa pak minuta më vonë Witsel kërceu fuqishëm me kokë pas një këndoreje për golin e 3-1.

Gjatë pjesës së dytë verdhezinjtë u mbrojtën mirë, për të mos e rrezikuar fitoren, madje shënuan edhe golin e katërt në shtesë me Reus.

E nisi me fitore Bundesligën edhe Mainzi, që mposhti minimalisht Stuttgartin me gol të Ujah.

Shtuar më 26/08/2018, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori