Dortmundi i vendos një çmim të frikshëm Realit për Aubameyang
Aubameyang është një ndër sulmuesit më të kërkuar në Europë, teksa Dortmundi mund të përfitojë një shifër të frikshme nga shitja e tij.

Sipas të përditshmes gjermane "Bild", klubi verdhezi tanimë ka vendosur edhe një shifër konkrete për shitjen e tij: Transferimi mund të kryhet vetëm për një shifër jo më të vogël se 80 milionë euro.

Në verë Dortmund refuzoi ofertën nga Manchester City për 65 milionë euro. Nga ky refuzim mund të përfitojë ndërkohë Real Madrid, që është edhe një nga preferencat e sulmuesit. Aubameyang dëshiron që në të ardhmen të jetë pjesë e madrilenëve dhe këtë gjë ai e ka shprehur vazhdimisht.

Shtuar më 26/10/2016, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori