Dortmundi ndryshon mendje për Sanchon, ul çmimin e lojtarit
Emri i Jaden Sancho po vazhdon të jetë njëri ndër më të përfolurit në afatet kalimtare që dy vite tashmë.

Ai fillimisht kërkohej me ngulm nga Manchester United, mirëpo këta të fundit dështuan që ta transferojnë yllin e Dortmundit.

Borussia Dortmund në atë kohë kishte vendosur një çmim shumë të lartë për Sanchon, por duket se tani e kanë reduktuar atë çmim.

Sulmuesi anësor raportohet të kushtojë 100 milionë euro për skuadrat që dëshirojnë ta transferojnë atë.

Klubet nga Premierliga e shohin si lojtar i së ardhmes dhe disa prej tyre sikurse Manchester United, Arsenal e Chelsea po shqyrtojnë blerjen e tij.
Shtuar më 04/02/2021, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori