Dortmundi "ngec" ndaj Eintracht Frankfurtit, humb terren ndaj rivalëve (VIDEO)
Tjetër zhgënjim për Borussian e Dortmundit pas humbjes shtëpia me Kolnin (1-2). Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 në sfidën me Eintrachti e Frankfurtit në transfertë, duke humbur më shumë terren në kreun e Bundesligës.

Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre u gjend në disavantazh që në minutën e 9-të, falë golit të japonezit Kamada, i cili realizoi pasi u shërbye nga Hinteregger. Duhej të kalonin më shumë se 45 minuta lojë që verdhezinjtë të kthenin ekuilibrat në rezultat me adoleshentin Reyna, pas bashkëpunimit që pati me Sanchon (56’). Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim, edhe pse të dyja skuadrat u munduan të merrnin maksimumin në këtë sfidë. Në takimet e tjera Arminia Bielefeld fitoi 2-1 me Mainzin, ndërsa dy sfida FC KolnWolfsburg dhe Freiburg – B. Monchengladbach përfunduan me të njëjtin rezultat 2-2.


Rezultatet

Arminia Bielefeld – Mainz 2-1

Eintracht Frankfurt – B. Dortmund 1-1

FC KolnWolfsburg 2-2

Freiburg – B. Monchengladbach 2-2
Shtuar më 05/12/2020, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori