Dortmundi përgatitet për festë
Borussia Dortmund po përgatit festën e titullit të dytë rradhazi kampion në Bundesligë. Ata kanë mundur të triumfojnë në këtë sezon të kampionatit gjerman të futbollit dhe të jenë një fitore larg titullit të tetë kampionë në historinë e klubit.

Në javën e 32-të të kampionatit, Dortmundi do të presë në shtëpi Borussia Munchengladbah për të vulosur titullin e Gjermanisë. Klubi verdhezi ka 25 ndeshje pa pësuar humbje duke arritur një rekord, ndërsa pretendon t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura për të grumbulluar në fund 81 pikë, më shumë nga çdo kampion në historinë e Bundesligës.

Për sa u përket bilanceve në këtë duel, miqtë nga Gladbahu nuk kanë fituar asnjë nga 10 ndeshjet e fundit (2 barazime, 8 humbje), duke bërë që vendësit të jenë favoritë.

2 Nuk kemi kohë për të humbur. Skuadra është më e plotë se kurrë. Titulli vazhdon të mos jetë "de facto" për ne, prandaj duhet të japim maksimumin ndaj M'Gladbahut. Fansat tanë presin triumfin tonë sa më shpejt, por duhet të tregohemi të duruar për t’i përmbushur siç duhet qëllimet tona. Do të ishte më mirë që Liga t’i kishte vendosur në një orar, por ne do vazhdojmë t’i befasojmë si Bundesligën dhe konkurrentët tanë", deklaroi trajneri i Dormtund, Jurgen Klopp.

Festa e titullit do të nisë që sot në sheshin "Borsing", ku mijëra tifozë do vishen verdhezi rrugët e qytetit, ndërsa kryebashkiaku i Dormtundit e ka cilësuar 13 majin si ditën zyrtare të festimeve, një ditë pas finales së madhe të Kupës së Gjermanisë në Berlin.

Borussia Dortmund ka alternativa për t’u shpallur kampion që në javën e 32-të. Së pari, nëse Bayerni humbet dhe së dyti, pavarësisht nga rezultati në Bremen, Dortmundi të fitojë kundër ,unchengladbahut, pasi qëndron tetë pikë larg bavarezëve dhe 15 nga vendi i tretë, Schalke 04. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori