Dortmundi punëson stafin në rrjetin gjerman të supermarketeve
Borussia e Dortmundit ka gjetur një zgjidhje ideale për të mos shkurtuar pagat e punonjësve të dyqaneve të klubit apo të shërbimit të kateringut në klubin verdhezi. Klubi gjerman lajmëroi se një pjesë e stafit të tyre përkohësisht do të punojnë në rrjetin e supermarketeveRewe” deri në rifillimin e Bundesligës, që aktualisht është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Stafi, që është përfshirë në punën pranë rrjeteve të supermarketeve, përbëhet kryesisht nga punëtorë me kohë të pjesshme dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë dhe vetë firmës “Rewe” në një periudhë të vështirë ku kërkohet rritje e numrit të stafit nëpër supermarkete, që kanë patur një volum të jashtëzakonshëm pune për shkak të rritjes së blerjeve nga ana e njerëzve gjatë javëve të fundit.

Vetë menaxheri i një prej rrjeteve të “Rewe”, Marcus Ewers, ku janë punësuar disa prej punëtorëve të klubit të Borussias së Dortmundit, e cilësoi këtë si një lëvizje të zgjuar nga e të gjitha palëve të përfshira në markete dhe i cilësoi punëtorët e klubit verdhezi si shumë të kualifikuar për detyrat që u janë shpërndarë në punën e re.
Shtuar më 22/04/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori