Dortmundi zyrtarizon blerjen e re në mbrojtje
Omer Toprak është futbollist i Borusias së Dortmundit, pasi sot klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen. Dortmundi ka paguar klauzolën për prishjen e kontratës, rreth 12 milionë euro.

Toprak, titullar i kombëtares turke, u transferua në vitin 2011 në Leverkuzen nga Fraiburgu për 3 milionë euro. Toprak do ta mbyllë sezonin aktual te Leverkuseni për t'u transferuar më pas te verdhezinjtë.
Shtuar më 05/02/2017, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori