Dortmundi zyrtarizon trajnerin e ri që zëvendëson Tuchel
Skuadra e Borussia Dortmund ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman ka bërë të ditur se strategu i ri i skuadrës do të jetë Peter Bosz. 53-vjeçari, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Ajaxit duke e çuar skuadrën holandeze deri në finalen e madhe të Europa Ligës.

Ai qëndroi vetëm një vit te ekipi holandez, ndërsa më herët ka drejtuar dhe ekipe si Maccabi Tel Aviv dhe Vitesses. Bosz do të zëvendësojë Thomas Tuchel, i cili u shkarkua pas triumfit në Kupën e Gjermanisë.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet sot gjatë pasdites. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2017, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori