Douglas Costa i rikthehet stërvitjes me Juventusin
Pëlqej
Pas pushimit të dhënë dje nga Massimiliano Allegri, Juventusi është kthyer në stërvitje në pasditen e sotme përpara ndeshjes të së hënës kundër Chievos në Serinë A, shkruan Albeu.com.

Në seancën intensive të bardhezinjve u ushtruan një ser ushtrimesh me topin. Lojtarët u përqëndruan më shumë me shpejtësinë dhe saktësinë e gjuajtjeve në portë.

Ndërkohë Douglas Costa, i cili ndjente dhimbje në Geddah, ka filluar rregullisht stërvitjen me ekipin. Nndërsa Pjanic dhe Bentancur u stërvitën të diferencuar nga grupi. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori