Douglas Costa le pas gripin, gati për Atleticon
Juventusi do të jetë e plotë në sfidën ndaj Atletico Madrid ditën e nesërme, në përjashtim të Cuadrados i cili vuan nga një dëmtim i gjatë pritet të kthehet në muajin mars.

Tashmë në stërvitje i është bashkaur Daniele Rugani dhe Douglas Costa duke u stërvitur plotësisht me skuadrën. Megjithatë Allegri ka preferuar të luajë me Dybalën në sulm në vend të brazilianit.

Juventusi do të ketë ndeshjen më të vështirë për këtë sezon teksa do të luajë në stadium si Ëanda Metropolitano ku është vështirë të triumfosh. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori