Douglas Costa trondit Bayernin kërkon të largohet
Douglas Costa befason Bayern Munich pasi deklaron se nuk është i lumtur ne “Allianz Arena” dhe mendon largimin në fund të këtij sezoni.

Braziliani i cili ne vitin 2015 u transferua nga Shakhtar Donetsk te klubi bavarezet, duket se joshet nga ideja për të luajtur në Premier League.

26-vjeçari pohon se kur të perfundojë sezoni do te bisedojë me drejtuesit dhe do te analizojë gjithçka me ta për të ardhmen. Braziliani deri më tani ka realizuar 11 gola me Bayern në të gjitha kompeticionet.
Shtuar më 06/02/2017, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori