Dounglas Costa mes Francës dhe Anglisë
Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi do të luftojnë për anësorin e Juventusit Douglas Costa, sipas Le10Sport në Francë.

Braziliani ka vuajtur këtë sezon nga lëndimet, pezullimet dhe një aksident me makinë, dhe si pasojë ka shënuar vetëm një gol dhe dy asiste në 24 ndeshje zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Sezonin e kaluar po ashtu u raportuar për një kalim të tij të mundshëm në United, por edhe në Chelsea, por Juventusi nuk kishte pranuar ta shesë.

Tani, megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Douglas Costa është në listën e shitjeve të mundshme të kampionit italian.

Costa u ble nga Bayern Munichu më 2107 për 46 milionë euro, por në shtator ai i mbush 29 vjet dhe forma e tij ka rënë shumë në 12 muajt e fundit.

Ka mundësi që Juve të pranojë ta shesë për rreth 30 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori