Dounglas Costa në shitje, kjo është shifra që Juventusi kërkon për të
Juventusi tashmë është bindur dhe nuk do të presë të konfirmojë trajnerin ri, për të larguar Douglas Costën.

Sulmuesi anësor i Juventusit i ka lodhur drejtuesit me dëmtimet e shumta dhe festat pas mesnatës.

Kështu në merkaton e verës ai do të shitet për një shifër afro 60 milionë euro, siç raporton "Calciomercato.com".

Braziliani u ble nga Bayerni për 40 milionë euro dhe ka luajtur 72 ndeshje me fanellën e Juventusit, duke shënuar 7 gola.

Douglas Costa ka luajtur vetëm 969 minuta dhe një minutë i ka kushtuar Juventusit, 8.5 mijë euro, pasi ai ka një rrogë 6 milionë euro në sezon.

Vera do të jetë e gjatë dhe nuk dihet ende destinacioni i radhës për anësorin brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori