"Dramë" në Durrës, Teuta barazon në "frymën e fundit" duke ndarë pikët me Kukësin
Teuta dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në "Niko Dovana" në një ndeshje dramatike e cila është mbyllur me dramë në minutat e fundit.

Kukësi mendonte se kishte siguruar tre pikët">pikët pasi kishte përmbysur avantazhin e vendasve. Kallaku shënoi me penallti për Teutën e më pas po nga pika e bardhë ishte Shkurtaj i cili barazoi shifrat. Më pas, ishte sulmuesi i Kukësit që tundi rrjetën pas një aksioni model të Abazajt dhe la të mendohej se u siguruan tre pikët">pikët.

Por në shtesë, Kallaku nxori nga repertori i tij një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës, duke dërguar sferën në rrjetë dhe duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët">pikët.
Shtuar më 29/02/2020, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori