Dramë në Torino, përmbysjet nuk kanë fund (VIDEO)
Rodrigo Palacio (FC Inter)
Torino dhe Interi janë ndarë në barazim 3-3 në ndeshjen e javës së tetë. Një ndeshje me përmbysje të shumta.

Në minutën e pestë Handanovic ndëshkohet me të kuq dhe lë Interin me 10 lojtarë. Kovacic lë fushën dhe futet Carrizo, i cili i pret penalltinë Cercit.

Në minutën e 21 vendasit do të gjenin golin e avantazhit me anë të Farnerud, por Guarin shënon një gol të bukur me rrofishatë dhe 1-1.

Pjesa e dytë nis me Torinon në sulm dhe Interin që mbrohet. I sapo futuri Immobile, shënon golin e avantazhit 2-1, por vetëm pas një minute Palacio barazon rezultatin.

Një kundërsulm në minutën e 71 do të sillte avantazhin miqve pasi Palacio vetëm shtyn në rrjet asistin e Belfodil.

Në minutën e 90 Bellomo shënon nga goditja e dënimit dhe 3-3.

Me këtë barazim zikaltërit mbajnë vendin e pestë me 15 pikë, -1 nga Hellas Verona,-4 nga Juventus dhe Napoli dhe -9 nga Roma kryesuese.

Torino ndodhet në vendin e 10 me 10 pikë.

/albeu.com/
Torino-Inter

Shtuar më 20/10/2013, ora 23:49
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Internazionale Milano në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Torino FC në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori