Draxler kërkon largimin që në janar nga PSG, zgjedh dhe ekipin e ardhshëm
Julian Draxler duket se nuk është i lumtur te PSG. Me transferimin Neymar dhe Kylian Mbappe, është i vetëdijshëm se hapësirat e tij në Camp Nou janë minimale.

Kështu, sipas “Don Balon” ai po këmbëngul që në janar të transferohet te Barcelona. Ai ishte i lidhur me katalanasit që në verë, por qëndroi në kryeqytetin francez.

Meqë operacioni “Coutinho” rezultoi i pamundur për Barcelonën, Draxler mund të jetë goditja e radhës e katalanasve. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori