Draxler: Nuk largohem nga PSG
Me ardhjen në skuadër të Neymar e Mbappe, disa lojtarë të Paris Saint-Germain nuk po gjejnë shumë hapësira dhe kjo mund t’i çojë drejt largimit.

Një prej tyre mund të jetë Julian Draxler, i cili ndiqet me interes nga Arsenal e Barcelona. Pavarësisht zërave të merkatos dhe përforcimeve të reja, gjermani nuk ka ndërmend të lëvizë nga Parisi.

24-vjeçari deklaroi se ndihet shumë i lumtur nën urdhërat e Unai Emery dhe se për të është një nder që mban veshur fanellën e Paris Saint-Germain. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori