Draxler: Ozil duhet të transferohet te kjo skuadër
Anësori gjerman, Julian Draxler, ka kërkuar nga ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, që të largohet nga Premierliga dhe t’i bashkohet atij në Ligue 1 te Paris Saint-Germaini.

“Cilin lojtar e dëshironi në PSG? Kam një, por frikësohem ta them pasi do të më vinte në një pozitë të vështirë. Do të doja që Ozil të luante këtu”, është shprehur Draxler për BeIn Sports.

“Ai mund të luajë në çdo skuadër. Nëse ai dëshiron të vijë, do të mirëpritet këtu”, tha më tej Draxler, i cili regjistron nëntë gola dhe shtatë asistime në 26 paraqitje këtë edicion për Arsenalin. /Albeu.com/


Shtuar më 03/02/2017, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori