"Dream Team", një PSG sheikësh (FOTO LAJM)

Salvadore Sirigu
Ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë merkatove të fundit edhe gjatë kësaj të janarit një prej klubeve më aktive pritet të jetë sërish Paris Saint Germain. Kampionët e Francës që kanë si pronar sheikun arab Nasser Al Khelaifi dëshirojnë të investojnë miliona të tjera për të ndërtuar një skuadër që do ti fuste frikën kujtdo.


Paris Saint Germain kërkon me çdo kusht të afrojë në skuadër yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Lajmin "bombë" e jep e përditshmja franceze "L’Equipe", sipas së cilës, sheiku Al Khelaifi nuk arrin ta përtypë faktin se dështoi në tentativën për të afruar Cristiano Ronaldon, prandaj ai ka nisur ofensivën për blerjen e argjentinasit.

Por lista e dëshirave nuk mbaron këtu: PSG ofron 80 milionë euro për kartonat e dy mesfushorëve: Eden Hazard dhe Paul Pogba, pa harruar edhe francezin e Newcastle Yohan Cabaye.

Nëse sheiku arrin të realizojë ëndrrën e tij atëherë PSG do të ishte një ndër ekipet më spektakolarë në planet. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2013, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori